Sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell.
Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me ngrica, ndërsa dita kryeisht stabile me rritje të lehta të temperaturave të cilat do të lëvizin nga -2 ajo minimale deri në 10 gradë Celsius ajo maksimale.
Për fundjavë na pret mot pranveror, por mëngjesi i së shtunës do të jetë i ftohtë në zonat kontinentale dhe në shumë rajone edhe me acar.
Gjatë ditës rritje rapide të temperaturave. Rritje më e ndjeshme e temperaturave do të ketë të dielen.