Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia u pajtuan që ta miratojnë një Deklaratë për Personat e Zhdukur, si çështje urgjente.
Hoti ka shkruar se pas këtij hapi shpreson që më në fund po lëvizet drejt hapave konkretë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve në luftën e fundit.
“Prandaj, me ndihmen e miqve tanë, sot arritem ta imponojmë adresimin e drejtë të përgjegjësisë për të zhdukurit, si viktima të luftës që kërkojnë jo vetëm zgjidhje por edhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti.
Sipas tij, deklarata ka për qëllim përveç tjerash, marrjen e informatave për të gjithë personat e zhdukur nga Serbia, si dhe trajtimin e dinjitetshëm të tyre si persona të zhdukur me forcë.
“Ne, dje kemi arritur që çështjen e personave të zhdukur ta trajtojmë si çështje të veçantë, me paragraf të veçantë, si dhe si qështje urgjente. Zotimi me deklaraten për persona të zhdukur si deklaratë e veçantë në kuadër të marrëveshjes, tregon se çeshtja e të zhdukurve nuk është thjesht një ndër temat, por është kryetema që i paraprin të gjitha çështjeve të tjera drejt normalizimit dhe njohjës në të ardhmen”, ka shkruar Hoti