Në Portugali është duke u mbajtur turnir në Championship Under – U17, ku shumë skuadra nga e gjithë bota janë pjesëmarrëse në këtë kompeticion shkruan Radio Star.
Referi gjilanas Mervan Bejtullahu, ka ndarë drejtësin në ndeshjen e parë mes Portugalisë dhe Sllovakisë, kurse në ndeshjen e dytë ishte i deleguar si gjyqtarë i katërt në ndeshjen tjetër mes Portugalisë dhe Polonisë.
Ndeshja e cila është duke u zhvilluar tani mes Portugalisë dhe Sllovakisë U-17, Bejtullahu është deleguar si gjyqtarë kryesorë dhe do ta ndajë drejtësinë në këtë duel.
Delegimi nga UEFA, në këtë fazë të garave është një vlerësim i madh që i bëhet gjyqtarëve tanë, të cilët dita-ditës po dëshmojnë gjithnjë e më shumë kualitetin e tyre në ndarjen e drejtësisë./radiostar/