FC Drita njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Florent Ramadani, pas kërkesës së vetë lojtarit për ndërprerjen e parakohshme të kontratës.
Klubi ka mirëkuptuar kërkesën e Ramadanit dhe ka vendosur ta lirojë, duke i mundësuar vazhdimin e karrierës në një ambient të ri.
Gjatë periudhës së tij me fanellën bardhekaltër, Florent Ramadani dha kontributin e tij për ekipin, ndërsa FC Drita e falënderon për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar.
Klubi i uron Florent Ramadanit shëndet, suksese dhe mbarësi në vazhdim të karrierës së tij sportive.
Faleminderit, Florent!

