Sot pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe vranësira e reshje të herëpashershme lokale shiu.
Pasdite parashihen më të fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ka gjasa që të ketë edhe breshër, ndërsa reshje më intensive priten në Dukagjin.
Temperaturat pritet të luhaten nga 5 deri në 16 gradë Celsius.
Edhe të mërkurën na pret mot jo-stabil, me vranësira e rrebeshe të herëpashershme shiu në tërë rajonin.
Nga e enjta në Kosovë përmirësim i motit. Priten më shumë intervale kohore me diell, por edhe vranësira lokale e rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rrebesh shiu.
Në viset tjera të rajonit të enjtën priten intervale kohore me diell dhe lokalisht edhe rrebeshe afatshkurtra shiu me bubullimë.