Drita mposhti Prishtinë me rezultatin 1-0 në Gjilan.
Gjilanasit shënuan një gol në pjesën e parë, për të marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.
Pas përfundimit të ndeshjes e gjithë skuadra e Dritës kishte një dedikim të veçantë për fitorën e sotshme.
Ata u shfaqën me një bluzë ku ishte e portierit Faton Malokut, një dedikim ky për portierin numër një të skuadrës gjilanase, i cili u lëndua në ndeshjen me Trepçën’89, më pas ju nënshtrua një operimit në qytetin e Shkupit.