Ndeshja kryesore e këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futbolli do të zhvillohet sot mes Dritës dhe Ballkanit.
Stadiumi me bari sintetik në Gjilan është vendtakimi i dy skuadrave të vetme që janë në garë të ngushtë për titull të kampionit.
Drita është lidere me 66 pikë, tri më pak ka Ballkani në pozitën e dytë tabelore.
Fitorja për gjilanasit do të ishte “punë e kryer” sa i përket titullit, ndërkaq për mysafirët një “rikthim” në garë.
Deri në fund të edicionit, pa llogaritur këtë takim, kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u zhvilluar.
Në takimet tjera, Prishtina e pret Gjilanin në kryeqytet, ndërsa Llapi i bën nikoqir Ferizajt.
Të gjitha takimet nisin nga ora 15:00.