Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me degë në regjionin e Main-Kinzig-Kreis-Gjermani, do të mbajn Kuvendin, që do të zgjedhen strukturat drejtuese të AAK-së për këtë regjion.
Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, do të jetë pjesëmarrës në Kuvend zgjedhor, ku është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e këtij organizimi të rritës dhe zhvillimit të partisë së AAK-së.
Shkrimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Aleancës,
Sot, 4 qershor 2023, me fillim nga ora 18:00 në adresën: Brückenstraße 24, 63607 Wächtersbach, do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së AAK-së për regjionin e Main-Kinzig-Kreis-Gjermani, ku do të zgjedhen strukturat drejtuese të AAK-së për këtë regjion.
Jashtëzakonisht i lumtur që në cilësinë e kryetarit të degës së Gjlanit dhe anëtarit të kryesisë në nivel qendrorë, bashkë me kryetarin, mikun tim, Ukë Blakaj, përfaqësuesin e AAK-së, për Gjermani nga dega e Gjilanit, Ilmi Mustafa dhe kolegë e bashkëpartiak të tjerë, të jemi pjesë e ketij organizimi të rritës dhe zhvillimit të AAK-së, që vazhdon përditshëm këtu në Gjermani e kudo në diasporë.
Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme për Aleancën dhe për bashkatdhetarët tanë këtu!