Për nder të Ditës së Çlirimit 🇽🇰🇦🇱
Sot, bashkë me kolegë e miq, shënuam Ditën e Çlirimit të Republikës sonë në mënyrë më të veçantë, duke vizituar babain i Presidentit tonë z. Haxhi Thaçi, dhe familjen e Kryetarit z. Kadri Veseli.
Ishin takime e bashkëbisedime emocionuese, duke evokuar kujtime të ndryshme të luftës e paqes, nëpër periudha të ndryshme të historisë shqiptare, e në veçanti të historisë sonë moderne.
Kujtimet tona kolektive janë përherë trashëgimia jonë më e madhe kombëtare, për të cilin secili nga ne, e në mënyrën e vet, ka shumë për të thënë e treguar.
Ritheksuam edhe njëherë që burrështetasit sikurse Hashim Thaçi e Kadri Veseli, nuk janë vetëm të prindërve e familjarëve të tyre, por ata janë të të gjithë neve, të të gjithë shqiptarëve, që përpara vetes, e që nga vitet e rinisë misionin e kanë pasur unik e të shenjtë, lirinë, pavarësinë e demokracinë!
Faleminderit UÇK-së, Trupave të NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e gjithë Bashkësisë Europiane, që na mundësuat të frymojmë të lirë e të sigurt në shtetin më të mirë në botë!
Gëzuar!