FC Drita ka prezantuar mbrojtësin e ri Hajdin Salihu i cili vjen nga Lokomotiva Zagreb nga Kroacia.
Salihu pas dy vitetve të kaluara në superligën kroate avanturën do ta vazhdojë në klubin kosovar. Marrëveshja është arritur sot në mes të drejtori sportiv z. Valon Zymberi dhe z.Shpend Salihu, përfaqësues i lojtarit. z. Zymberi i dëshiroi mirëseardhje lojtarit dhe shumë suksese në klub.
Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar kontrat tre vjet dhe Salihu do të jetë bardh e kaltër deri në qershor 2026. Salihu para se të transferohej në Kroaci te Lokomotiva Zagreb, ka qenë pjesë e KF Llapi nga superliga jonë.