Janë mësuar finalistët e këtij edicioni në Ligën e Kombveve.
Finalja e madhe do të zhvillohet mes Kroacisë dhe Spanjës, shkruan IndeksOnline.
Furia e Kuqe siguroi kualifikimin në finale, pasi sonte mposhtën Italinë me rezultat 2-1.
Në anën tjetër, Kroacia të mërkurën arriti fitore ndaj Holandës, pas extra-time, me rezultat 4-2.
Ndeshja finale do të zhvillohet ditën e diel në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam të Holandës, më fillim nga ora 20:45.
Para kësaj sfide, do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë mes Holandës dhe Italisë, duke filluar nga ora 15:00./IndeksOnline/