Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shtetit të Singaporit t’u hiqen vizat për qëndrim në Kosovë.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se me anë të këtij vendimi shtetasit e Singaporit do të mund të qëndrojnë në Republikën e Kosovës pa pasur nevojë të marrin vizë.
Me anë të këtij vendimi shtetasit e Singaporit do të mund të qëndrojnë për 90 ditë në Kosovë brenda një periudhe 6 mujorëshe, ka thënë Gërvalla në mbledhjen e Qeverisë.
“Paraqes para jush kërkesën që shtetasve të Singaporit u mundësohet të lirohen nga pajisja me vizë për hyrje transit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës deri në 90 ditë për një periudhë gjithsej pre 6 muajsh. Propozojmë që të zbatohet i njëjti regjim i vizave dhe e njëjta procedurë për hyrje, kalim, transit në territorin e Republikës së Kosovës ndaj shtetasve të Singaporit…”, ka thënë Gërvalla.