Kuvendi komunal i Gjilanit, ka votuar sot kundër shfuqizimit të tri pikave të rendit të ditës.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar përmes një statuti, duke thënë se sot votuan unanimisht kundër shfuqizimit të vendimeve të kundërligjshme nga të cilat, përfitojnë grupet e interesit dhe individë të caktuar.
Shkrimi i plotë:
Kuvendi Komunal voton KUNDËR shfuqizimit të vendimeve të kundërligjshme.
LDK me 14 vota, PDK me 4 vota, AAK me 1 votë dhe VATRA me 1 votë, votuan unanimisht KUNDËR shfuqizimit të vendimeve të kundërligjshme nga të cilat, përfitojnë grupet e interesit dhe individë të caktuar.
Në këtë seancë i njoftova asambleistët për hetimet që janë duke u zhvilluar për këto vendime.