Nënkampioni I Kosovës në futboll, Drita në ballafaqimin e parë të edicionit të ri të garave pret skuadrën mike nga Podujeve, Llapin, në anën tjetër skuadra rivale – lokale, Gjilani ka këkruar shtyerje të ballafqimit të parë për shkaqe organizative dhe finanaciare.
Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Llapit pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave, duke pas parasysh formën stabile financiare të dy skuadrave viteve të fundit, si dhe përforcimet që kanë kryer gjatë afatit kalimtar.
“Bardheklatërtit” e Gjilanit, megjithatë janë favorit në këtë sfidë dhe pritet që t’a nisin me këmbë të mbarë fillimin e këtij edicioni.
Ballafaqimi ndërmjet Fushës Kosovës dhe Gjilanit është shtyrë me kërkesën e klubit gjilanas pas gjendjes jo të mirë financiare dhe organizative. Mbetet të shihet gjatë kësja jave, nëse vërtetë Gjilani, do të ketë mundësi për t’u organizuar dhe siguruar financat, teksa me shumë gjasë skuadra do të vijojë garat me lojtarë të rinj.
Ndeshjen Drita-Llapi, e drejton gjyqtari Erdall Zasella dhe fillon në ora 17:00, në stadiumin sintetik(te rrethi). /RadioStar/