Në mesin e dhjetë këngëve të albumit „Premtoj“, këngëtari i ri, Faton Isufi, ka veçuar këngën për Gjilanin si pjesën më të bukur të albumit të tij.
Tekstin e kësaj këngëje e ka shkruar Arbëresh Dalipi, muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Endrit Rexhepi dhe Pimi Isufi, ndërsa në instrumentet orientale ka luajtur instrumentisti i njohur Astrit Stafaj.
Në këtë promovim kjo këngë është cilësuar si njëra nga realizimet më speciale që i kushtohet historisë së qytetit, me të cilin janë të lidhur emocionalisht shumë qytetarë gjilanas. E veçmas, kjo këngë prek ata gjilanas që nuk janë më rezident në këtë qytet.
Ndëgjo në Video :