Për herë të parë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ofron shërbime për pacientët me diabet, përmes aparatit për testim të hemoglobinës së glukozuar, e cila mundëson diagnostikimin e sëmundjes së diabetit si dhe tregon nivelin mesatar të sheqerit në gjak gjatë tre muajve të fundit, ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Alban Hyseni.
Ai ka thënë se përpos kësaj, QKMF është pajisur edhe me çanta me pajisje të reja mjekësore si: tensiometër, otoskop, oftalmoskop, termometër, glukometër e dhjetëra pajisje të reja.
“Vazhdojmë me ndryshime në sistemin shëndetësor”, është shprehur kryetari i Gjilanit.