Sot, nesër e gjithmonë të kujdesshëm për shëndetin.
Në kuadër të organizimit dhe planifikimit të temave profesionale për Edukimin të Vazhdueshëm Profesional të udhëhequra nga Drejtori Mjeksor Dr.Ruzhdi Kadriu, mjekët e Radiologjisë Dr.Luljeta Gashi, Dr.Burim Ukshini në SPGJ prezantuan temën:
Mamografia
Mamografia është metodë e veçantë imazherike që përdorë rrezatim jonizues të dozes së ulët për të ekzaminuar gjinjët. Ekzaminimi mamografik, apo mamografia, ndihmon në detektimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit.
Drejtori ekzekutiv, Dr.Arsim Emini falenderoi stafin dhe udhëheqësit e Radiologjisë për punë dhe organizimin e bërë veqanarisht në ofrimin e shërbimit të mamografisë përgjat muajit tetor dhe muajve të tjerë.
Drejtoresha e Infermierisë Msc.Vlora Shalaj falenderoi stafin infermieror dhe motren kryesore Lulije Zeqiri për organizim e shërbimit të mamografisë duke ju shërbyer të gjithë pacientëve.
Ekipit të Radiologjisë në SPGJ ju dëshirojmë suksese në vazhdimësi.