Katër persona janë lënduar në aksident të rëndë automobilistik e cila ka ndodhë rreth orës 12 afër fshatit Zhunicë në autostradë.
Aksidenti ka ndodhë në kahjen nga Bujanoci për Preshevë ku kanë marrë pjesë vetura e tipit Audi dhe kamioneta TAM.
Ekipi i ndihmës së shpejtë në Preshevë menjëherë ka reaguar duke i dërguar të lënduarit në spitalin e Vranjës ndërsa policia po kryen hetimet rreth ngjarjes. /presheva.com/