Sot është pensionuar njëri nga kuadrot më të mira në fushën e Internistikës Dr.Halim Hajdari mbi 37 vite eksperienc në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.
Dr.Halim Hajdari ka lënë gjurmë pozitive kudo që ka punuar e vepruar, ai ishte i dashur, i respektuar për të gjithë pacient dhe stafin, ai sot është pensionuar duke e kryer me shumë ndërgjegje e krenari karrierën e tij prej profesionisti.
Për këtë ditë të veçantë të tij janë bërë shumë urime e komente për pensionimin e tijë.
Në emër të menaxhmentit shprehim mirënjohjen e përhershme për kontributin shumëvjeqar në Shëndetësi duke i dëshiruar shëndet të plotë në vazhdim të jetës së tijë.