Ndeshja e xhiros së tretë në futboll mes FC Dritës dhe Ballkanit ishte shtyrë për arsyje se skuadra nga Suhareka, atë javë luante ndeshjet ndërkombetare në Europa Conference League raporton Radio Star.
Radio Star Gjilan mëson se kjo ndeshje e mbetur do të luhet me 20 dhjetor me fillim nga ora 13:00, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshjet e mbetura të zhvillohen pas perfundimit të stinorit vjeshtore.
FC Drita aktualisht gjendet në vendin e dytë me 31 pikë dhe ka një lojë më pak, kurse Ballkani në vendin e parë me 38 pikë kurse ka dy lojë më pak./radiostar/