Klubi i karatesë “Luftëtari” Prishtinë në bashkëpunim me Federatën e Karatesë e Kosovës po organizojnë Turneun Memorial “Zahiri Pajaziti”.
Turneu i dedikohet jetës dhe veprës së shquar të komandantit Zahir Pajaziti.
Në turne po marrin pjesë Grupmoshat 7-U14, Kadetët, Juniorët dhe Seniorët në disiplinën Kata dhe Kumite.
Në këtë turne mori pjesë edhe klubi i karatesë “Agim Ramadani” nga Gjilani, e cila arriti të rrëmbejë shumë medalje.
Nën udhëheqjen e Shkelzen Balaj, katër garues arritën të stolisen me medalje, më e suksesshmja ishte Hira Fazliu, e cila zuri vendin e parë në kategorinë -30Kg mosha 10 vjeçare dhe u shpall kampione.
Renditja:
Klubi i Karatesë “Agim Ramadani” Gjilan.
1.Hira Fazliu -Kumite(Luftra)Mosha 10 vjeçare -30kg Kampione🥇
2.Amra Demaj -Kumite(Luftra)Mosha 10 vjeçare +40 kg Kampione🥇
3.Amar Daku Kumite(Luftra)Mosha 11 vjeçare -35kg Kampion🥇
4.Engjëll Jashari -Junior -68kg vendin e 3-të🥉 në Kumite(Luftra)