përfunduar ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit, e vlefshme për xhiron e 37-të në elitën e futbollit kosovar.
Në derbin e Anamoravës, skuadra e drejtuar nga Debatik Curri ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj rivalit lokal, duke triumfuar me rezultat 0:2 në stadiumin e qytetit.
Gjilani zhvilloi një paraqitje të mirë dhe mori tri pikë të mëdha, që e largojnë nga zona e barazhit. Pas kësaj fitoreje, kuqebardhët tashmë numërojnë 48 pikë në tabelë dhe hedhin një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës.
Në anën tjetër, pavarësisht humbjes në derbi, Drita sot feston titullin e pestë të kampionit. Menjëherë pas ndeshjes, bardhekaltërit do të kurorëzohen me trofeun e kampionit, ndërsa do të bëhet edhe ceremonia e ndarjes së medaljeve për skuadrën gjilanase.

