15 vjet më parë, Bekim Isufi dhe Afrim Shahini, festuan titullin e parë në histori të klubit të Dritës.
Trofeun e vetëm të fituar në vitin 2003, Isufi dhe Shahini e festuan si futbollistë. Kishin rol kyç në atë sukses, Isufi si mesfushor e Shahini si portier, raporton Sporti në KTV.
Një gjë të tillë janë pranë ta arrijnë edhe si trajnerë, Isufi si drejtues i skuadrës dhe Shanini si ndihmës i tij.