Kompania që ka nën menaxhim dhe me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në periferi të Prishtinës, “Limak Kosovo” ka bërë të ditur se nesër do të nisen 45 aeroplanë nga Kosova.
Fluksi i ditëve të fundit vije si rezultat i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Europian.
Meqenëse është edhe koha e kthimit të mërgimtarëve në vendet e tyre, vërehet fluks më i madh i qytetarëve, krahas kësaj është shtuar edhe numri i fluturimeve në drejtim të vendeve të BE’së.
Kujtojmë që pas një procesi të stërzgjatur, vitin e kaluar Bashkimi Europian mori vendimin final për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Lëvizja pa viza për kosovarët përfundimisht filloi me 1 janar të këtij viti.