Qytetarët e Kosovës, kanë filluar të ballafaqohen me probleme në pikë kontrollin në kufirin me Serbin, tek Dheu i Bardhë shkruan Radio Star.
Njëri nga ta thotë se Policia Kufitare e Serbisë, kanë filluar që letënjoftimat kosovar ti thyen dhe duke u munduar ti plaqkisin ata, madje ai tregon se si u përballë me njërin nga ta, duke i’a thyer në sytë e tij dhe më pas shoferi i autobusit është detyruar të jap para Policit serb.
Autoritetet kosovare tani janë njoftuar për këtë dukuri të Policëve serb, të cilët janë duke vazhduar të bëjnë të njejtin veprim edhe me qytetarët të cilët kalojnë në pikën kufitare në Dhe të Bardhë.
Madje qytetari me inicialet A.Xh, për Radio Star, ka treguar se ky rast nuk i ka ndodhur vetëm atij por edhe shumë të tjerëve, madje edhe në vendin ku lëshohen letërnjoftimat janë të njoftuar rreth kësaj ngjarje, ai ka publikuar edhe letërnjoftimin e tij se si duket.
Shkrimi i plotë:
Qytetar kujdes, ne kufirin e Serbies me qellim plaqkitje kan fillu me i thy leternjoftimet e RKS
Mu personalisht me thej ni polic ne autobus
Un jo po shoferi 10€ i dha per mu edhe 10 per ni tjeter udhtar qe te njejtit ja thyn leternjoftimin. Donika Gërvalla-Schwarz/radiostar/