Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka pritur në takim kryetarin e AAK-së për Gjermani, Ukë Blaka shkruan Radio Star.
Gagica ka thënë se Aleanca në Gjermani është shndërruar në adresë të sigurt dhe të vetme politike për bashkatdhetarët të cilët jetojnë atje.
Shkrimi i plotë:
I nderuar të pres në takim në selinë e Aleancës në Gjilan, kryetarin e AAK-së për Gjermani, kryetarin në ardhje të Istogut, Ukë Blaka.
Bashkë me ish-ministrin, Ahmet Isufi dhe me anëtarin e kryesisë së Aleancës në Gjilan, njëherit afaristin e suksesshëm në Gjermani,
Ilmi Mustafa, u njoftuam nga kryetari Blaka për punën e madhe që po bëhet në Gjermani në shtrirjen dhe rritën e Aleancës atje.
Aleanca në Gjermani është shndërruar në adresë të sigurt dhe të vetme politike për bashkatdhetarët tanë. Vizioni ynë për shtet të sigurt, zhvillimor e integrues, e bënë Aleancës të pa konkurencë në Gjermani e kudo tjetër në Evropë.
Ukë Blaka e Ilmi Mustafa si dhe shumë aktivistë të tjerë në Gjermani, janë më meritorët për këtë ndryshim pozitiv që Aleanca e ka bërë muajt e fundit në Gjermani.
Falënderit kryetar Blaka për vizitën e për kujdesin që keni në raport me Aleancën e me në të gjithë!