Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq ka thënë se para sulmit terrorist në Banjskë, ai është takuar tri net rresht me Milan Radoiciqin, njeriun kryesor që e ka pranuar se e ka organizuar sulmin e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre terroristë serbë.
Ai ka thënë se në takimi ishte edhe Slavko Simiq dhe disa djem te tjerë.
“Tre netë kam pasur takim me ata. Aty ishin Radoiçiq, Simiq, dhe 10 burra të tjerë. Më thanë në fytyrë se nuk ju besojnë as amerikanëve as evropianëve, ndërsa unë ju thashë se më duhet të ju besoj se nuk kam kujt tjetër sepse nuk kam askënd në terren. Ata garantuan se shqiptarët nuk do arrestojnë askënd nga barrikadat. Pas tre muajve nisën arrestimet, mund të kuptoni telashet” tha Vuçiq për Tv Happy.
Kreu i shtetit të Serbisë shtoi se përgjegjësit do të ndiqen penalisht.