Skuadra e SC Gjilanit, ka prezantuar prurjen më të re në klub Renato Ziko shkruan Radio Star.
Gjilanasit kanë treguar se kanë firmosur me skuadrën deri në vitin 2025, klubi i ka uruar mirëseardhje dhe ka i dëshiruar suksese.
𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Renato Ziko.
Marrëveshja e firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025.
26 vjeçari, i cili karrierën e ka nisur në Greqi, së fundmi ishte pjesë e kampionatit norvegjez te ekipi IL Hodd, ndërkohë që i bashkangjitet ekipit si vlerë e shtuar për repartin defansiv.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Zikos dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.
Zyra për shtyp
06 Shkurt, 2024