Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që më parë ka shërbyer si kryetare e Komunës së Preshevës, ndonëse nuk e ka përmendur me emër, e ka etiketuar Shqiprin Arifin si “satelit të Beogradit”.
“Në betejën e rradhës bashkë do të ngadhënjejmë kundër satelitëve të Beogradit. E për të udhëhequr komunën duke bashkëvepruar e bashkërenduar me Tiranën e Prishtinën”, ka shkruar ajo, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Vazhduam sot takimet falënderuese me njësitë 7, 8 dhr 9.
Bashkë me kryetarin e PVD, Shaip Kamberin e kryetarin e degës në Bujanoc, Ragmi Mustafin, falënderuam bashkveprimtarët e këtyre njësive për angazhimin në betejën e fundit, atë të zgjedhjeve parlamentare.
Në këtë betejë dolëm fitimtarë kundër diskriminimit shtetërorë.
Në betejën e rradhës bashkë do të ngadhënjejmë kundër satelitëve të Beogradit.
E për të udhëhequr komunën duke bashkëvepruar e bashkërenduar me Tiranën e Prishtinën.
Faleminderit ❤️