FC Drita ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 2 me 0, e vlefshme për xhiron e 22-të shkruan Radio Star.
Pjesa e parë përfundoi baraz 0 me 0, por që skuadra gjilanase kishte raste të mira shënimi, por që fati nuk ishte me ta.
Në pjesën e dytë Drita, tregoi një fytyrë tjetër dhe arriti të shënoi dy herë, golin e parë e shënoi mbrojtësi Ovuka, kurse golin e dytë e shënoi Ebuka.
Pas kësaj fitore Drita tani ka 43 pikë dhe gjendet në vendin e tretë, në ndeshjën e radhës do të takohet me Fushë Kosovën./radiostar/