Dr.Ekrem Kryeziu, sot ka pranuar një vendim të nxjerrë nga Komisioni Disiplinor, i cili atë e ulë për një pozitë më posht dhe i’a ka ndaluar avansimin për pesë vitet e ardhëshme shkruan Radio Star.
Sipas Kryeziut kjo ka ardhur për shkak të përkatësisë politike të cilën nuk e ka fshehur asnjëherë, më tutje ai ka prezantuar edhe vendimet e Komisionit Disiplinor, të cilat janë të pabaza dhe tendencioze.
Shkrimi i plotë:
Pas 13 vitesh Shef në Shërbimin e Urgjencës në Gjilan, pranova një vendim të nxjerrë nga ,,komisioni disiplinor” që më ul në pozitë dhe më ndalon avansimin për 5 vitet e ardhëshme.
Mungojke veq edhe ,,vendimi për pushkatim!”
E turpshme, skandaloze, tendencioze dhe qartësisht hakmarrëse!
Është i papranueshëm presioni i ushtruar tash e sa kohë mbi mua nga lloj-lloj servili e individi brenda QKMF-së dhe nga jashtë.
Ky vendim arbitrar e me procedura jashtë ligjore është absolutisht i pabazuar e i tëri tendencioz.
Vlerësimet nga mbikqyrësi im direkt i punës përherë i kam pasur maksimale.
Klima e krijuar përbrenda QKMF-së është klimë presioni e hakmarrje e pastër për shkak të përkatësisë time politike të cilën nuk e kam fshehur dhe nuk do ta fshehi asnjëherë dhe se ndihem shumë krenar për të.
Sigurisht që kjo nuk do të mbetet me kaq, do t’i ndjek të gjitha procedurat e nevojshme ligjore.
Sepse dinjitetin e integritetin tim njerëzor e profesional dhe punën e kontributin tim të gjatë në këtë institucion nuk do të lejoj të shkelet dhe të përdhoset për teke të individëve dhe atyre që duan të shërojnë komplekset e tyre, që qëllim kryesor në jetë kanë hakmarrjen e inatet personale dhe politike e realizimin e interesave e ambicieve të tyre.
Në fund dikush do të skuqet e turpërohet, dhe do të kuptojnë sa shumë kanë qenë të manipuluar e që nuk kanë qenë asgjë më tepër veq një vegël për një përdorim.
Për sqarim të mëtutjeshëm konsideroj se janë të pabazuara dhe tendencioze të gjitha ‘arsyet’ e përmendura në Vendim të Komisionit , dhe këtë e mbështesë në këto fakte:
1. Mjekët vullnetarë që kanë punuar në Urgjencë kanë qenë të liçencuar për punë të pavarur brenda territorit të Republikës së Kosovës.
2. Ata kanë qenë mjekë vullnetarë me vendim nga ana e Këshillit Drejtues të QKMF-së.
3. Mjekët për punë në Urgjencë janë dërguar nga Kryeshefi i QKMF-së pas kërkesës sime për të shtuar mjekë në shërbim.
Pasi që mjeku i ndërrimit ka qenë në pushim vjetor dhe nuk kemi pasur mjekë të tjerë rezervë brenda Shërbimit të Urgjencës për të zëvendësuar mjekun që ishte në pushim vjetor.
Për informatën tuaj në Urgjencë janë 4 mjekë që punojnë në orarin 12 orësh dhe për çdo rast të pushimit vjetor apo mjekësor të mjekëve duhet angazhuar staf shtesë nga Shërbimet tjera të QKMF-së që janë bërë nga Kryeshefi i QKMF-së.
Unë nuk e kam përcaktuar se kush duhet me ardhë në ndërrim, unë kam kërkuar mjek.
5. Raste të ngjashme të punës vullnetare nga mjekë e infermierë vullnetarë ka pasur edhe më herët.
6. Unë si shef i Urgjencës kam respektuar hierarkinë. Doktorët për punë në Urgjencë i ka dërgu Kryeshefi dhe rrjedhimisht nuk barti kurrfarë përgjegjësie .
Në arsyetim Komisioni ka theksu që mjekët kanë kujdestaru, çka nuk është e vertetë pasi që ata kanë punu me orar të rregullt 12 orësh.
Komisioni ka theksu se libri ku janë shënuar mjekët ka qenë libër i kujdestarisë, çka nuk qëndron pasi që ai është libër ku regjistrohet stafi që punon në orarin 12 orësh në Urgjencë. Unë dyshoj që Komisioni qëllimisht i ka shtrembëruar këto fakte dhe konsideroj që vendimi ka qenë i ndikuar dhe hakmarrës.
Element shtesë që e bënë këtë vendim jo të qëndrueshëm dhe jo të drejt është edhe fakti që kryetari i Komisionit ka pasur dhe ka konflikt interesi direkt, pasi që i njëjti ka shprehur haptazi ambiciet për të qenë shef i Shërbimit të Urgjencës.
Pastaj ka qenë vartës i imi dhe gjithashtu ka pasur të shqiptuar masë disiplinore nga ana ime për shkak të sjelljeve jo të mira me kolegët.
Për më tepër kryetari i Komisionit vet e ka inicu procedurën e jo mbikqyrësi im ( që është shkelje tjetër).
Dhe vet e ka marrë vendimin duke ushtruar presion të vazhdueshëm te anëtarët e Komisionit e që ka rezultuar që një anëtar i Komisionit të jep dorëheqje e i cili më pastaj është zëvendësuar nga një anëtar tjetër dhe në afat rekord është marrë vendimi pa më dëgjuar mua paraprakisht pas seancës së parë dhe të vetme ku unë kam marrë pjesë dhe ku kam kërkuar që pretendimet e Komisionit të më dorëzohen në formë të shkruar.