Ditën e sotme është parashikuar të vazhdojnë reshjet e shiut dhe borës deri në orët e mëngjesit, kur edhe do të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur të izoluara vetëm në zona të caktuara.
Pra, dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu.
Në zonat malore, konkretisht në jug parashihet të bie prej 20-30 cm borë e re, njofton Meteo Kosova.
Era do fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 10-35 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 13°C.