Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet rivalëve të vjetër Prishtina – Drita, ndeshja u mbyll pa gola për të lënë të vendoset gjithçka në ndeshjen e kthimit.
Përballja në “Sami Kelmendi” në Lipjan, ishte e barabartëq, Prishtinës iu anulua një penallti dhe një gol, pas rishikimit të situatave me VAR.
Në minutat shtesë, Drita ishte afër golit, por pa sukses.
Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës në futboll, do të zhvillohen pas dy jave, më 17 prill.