Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova është shpallur futbollisti më i mirë për muajin mars në kampionatin francez, Ligue 1.
Zhegrova është shpërblyer me këtë çmim pas paraqitjeve fantastike me skuadrën e Lille gjatë këtij muaji.
Përfqësuesi kosovar kishte shkëlqyer në “Derbin e Veriut” duke shënuar dy golat në fitoren e skuadrës së tij.
Ai ishte shpallur futbollisti më i mirë te Lille, për të marrë më pas çmimin si më të mirit në të gjithë kampionatin.
Sipas raportimeve, Zhegrova është duke u kërkuar nga disa skuadra evropiane, në veçanti ato italiane, siç është Juventus e Napoli.