Kryetari i klubit Ulpiana, Jeton Gashi, është përjashtuar nga organizata e futbollit sipas një vendimi të fundit nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Këshilli Displinor i FFK-së shkruan se ndaj Jeton Gashit ekzistojnë dyshimet se ka kurdisur edhe ndeshje të tjera, dyshime këto që janë vërtetuar më datë 7 prill në ndeshjen mes Ulpianës dhe Vllaznisë.
Mes tjerash në vendimin e FFK-së thuhet se Gashi dyshohet që është i përfshirë edhe në marrëveshje me klube të tjera, që lidhen me marrëveshje për kurdisje të rezultateve.
“Jeton Gashi ka tentuar të kurdisë ndeshjen Ulpiana – Ferizaj për një shumë prej 15,000 euro, por ai dhe lojtarët e tjerë nuk kanë pranuar të marrin pjesë në këto veprime. Ndeshja u humb në mënyrë tjetër në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Ferizajt”, thuhej në vendimin e FFK-së.
Si pasojë e kurdisjes së ndeshjes Ulpiana – Vllaznia, FFK-ja kishte marrë vendim që të përjashtonte të dy ekipet nga Liga e Parë./Telegrafi/