Xhiroja e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll mund të definoj shumë gjëra sa i përket garës për titullin e kampionit.
Tri skuadrat që po luftojnë për titull, do të luajnë në udhëtim këtë xhiro ku të gjitha ndeshjet luhen të enjten dhe nisin në orën 15:00.
Ballkani i prinë tabelës me 66 pikë, dy më shumë se Llapi që është i dytë dhe katër më shumë se Drita që zë vendin e tretë.
Kampioni në fuqi, do të luaj në udhëtim kundër Malishevës, që renditet e katërta me 53 pikë dhe nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit.
Llapi është mysafir i Gjilanit, ekip që po lufton për t’i ikur barazhit dhe mbanë pozitën e shtatë me 35 pikë.
Ndërkohë, Drita do të përballet me Prishtinën, ndeshje kjo që luhet në stadiumin e Ramiz Sadikut në kryeqytet.
Fushë Kosova që tashmë është anëtare e Ligës së Parë përballet me Dukagjinin në Lipjan, ndërsa Feronikeli ’74 do të ketë punë me skuadrën e Lirisë në Drenas.