Pas më shumë se dy orësh, ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
I pari që është deklaruar për mediat ishte kryetari i PDK-së.
“Unë i kam përgjigjur ftesës së kryeministrit Kurti për ta takuar në një darkë pune sepse konsideroj se është shumë e rëndësishme që t’ia shprehi qëndrimet e mia dhe të Partisë Demokratike të Kosovës drejtpërdrejt dhe qartë sesa ku do të takohemi dhe në çfarë formati që është zgjedhja e tij. Ajo që mund të them është evidente se unë dhe Kurti kemi lexime të ndryshme të situatës dhe ndonjëherë edhe preokupimet e qytetarëve nuk janë preokupimet e kryeministrit të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
“Kosova është në agoni, kemi ngritje të çmimeve, paga dhe pensione që nuk u mjaftojnë familjeve kosovare ta lidhin muajin me muaj. Kemi shëndetësi në gjendje të rendë, arsim të degraduar, politikë të jashtme inekzistente dhe për më shumë një parlament jofunksional, nga java në javë barten pikat pa u kalu. Kemi edhe një situatë të vështirë për anëtarësimin e Kosovës në KiE që nuk ka asnjë siguri që kjo do të ndodhë, përkundrazi duket që do të jetë një dështim.
“Kryeministrit Kurti ia shpreha këtë qëndrim. Jemi të gatshëm që të gjejmë dakordësim për një datë të re të zgjedhjeve. Unë kam punuar për këtë cështje pa dëshiruar ta marrë flamurin e protagonizmit. Zgjedhjet janë nevojë. Këto ishin thelbi i diskutimi të sotëm”, ka shtuar Krasniqi.