Keqqeverisjen, mosdijen dhe stagnimin e qytetit të Gjilanit, kryetari në ikje i Gjilanit nuk mund ta mbulojë me asnjë shkarkim, ndryshim apo punë të nisur e rinisur tani, e sidomos më shkarkimin e drejtorit të Shërbimeve Publike, të cilin e përdori vetëm si një pretekst për arsyetimin e mospunës së tij.
Kryedështuesi i Gjilanit e ka një emër e ai është Alban Hyseni.
Komuna e Gjilanit kishte njoftuar se me datën 27.05.2024, do të nisin punimet për rikostruktimin e rrugës “Adem Jashari dhe Zija Shemsiu” edhe pse ky projekt ishte i gatshëm që nga dhjetori i vitit 2021. Ky kryetar në ikje nuk ishte në gjendje edhe këtë projekt ta fillonte në 2022 e 2023, e ndoshta deri tani do të ishte i përfunduar, por ka gjetur kohën e fillimit të punimeve, me rastin e ardhjes së bashkëatdhetarëve , vetëm për të arsyetuar vetën për dështimet e mëdha në qytetitn e Gjilanit.
Ne si LDK, jemi që kjo rrugë të ridërtohet dhe të ketë një pamje ndryshe nga ajo çfarë e ka deri më tani sipas projektit që e kemi lënë të gatshëm në sirtaret e Komunës, por jo në këtë kohë e cila është e pa përshtatshme për fillimin e punimeve, ku bizneset dihet se gjithmonë e presin me vullnet periudhën e ardhjes së bashkëatdhetarëve, për të rritur gjirot e tyre në realizimin e atyre fitimeve, për të siguruar një dimër më të lehtë.
Edhe pse menaxhimi i drejtorisë së Shërbimeve Publike deri më tani nuk i ka realizuar pritshmëritë e qytetarëve të Gjilanit, jo me projektet e reja të prezantuara në 7 javë nga një projekt, por as me ato projekte të papërfunduara që ishin në realizim e sipër gjatë qeverisjes së LDK-së. Ky dështim i kësaj drejtorie dhe kryetarit në ikje Alban Hyseni, paraqitet edhe në suficitin e vitit 2023 ku mbi 3 milion euro janë suficit e mbi 1.3 milione në drejtorinë e Shërbimeve Publike.
Vulën kryesore të këtij dështimi të Komunës së Gjilanit në të gjithë sektorët e ka paraqitur edhe raporti i transparencës nga KDI, ku komuna e Gjilanit nga vlerësimi I vitit 2022 me 78 pikë në vitin 2023, i njejti raport i KDI e vlerëson me vetëm 39 pikë. Ne si komunë radhtemi të fundit në nivel vendi, duke e mbajtur fundin me komunat e vogla dhe sidomos ato të komuniteteve serbe.
Gjilani do më mirë dhe meriton më shumë!
Dështuesi kryesor i Gjilanit, Alban Hyseni, nuk mund ta bëjë kurban drejtorin e Shërbimeve Publike për dështimet dhe ngulfatjen e qytetit
Ndani këtë artikull