Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës pritet të mbahet nesër ku do të merr pjesë edhe presidentja, Vjosa Osmani.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu do ta mbajë një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e komunave derisa temat që do të diskutohen në këtë takim janë: Roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve, sfidat e Komunave në qeverisjen lokale.
Takimi mbahet nesër me 5 Qershor 2024 në Hotel Emerald, me fillim në ora 13:00.