Është gjetur pa shenja jete personi i cili ishte raportuar i zhdukur në Gjilan.
Ai ishte zhdukur ditë më parë shkruan Radio Star.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, për ‘Radio Star’, ka thënë se kishin lëshuar një kërkesë bashkëpunimi me qytetarët për lokalizimin e personit të humbur Xhemail Behlulit.
Kurse sot me datën 02.07.2024 njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në bashkëpunim me familjarë të personit kanë arritur që të gjejnë personin e paraqitur të humbur pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.