DKA në Gjilan ka njoftuar se ka bërë një lëshim teknik duke i përzier orët mësimore në Shkollën Fillore në fshatin Kishnapole dhe Gumnishtë.
Ky njoftim ka ardhur pa ndonjë informacion shtesë, duke përmendur vetëm dy pika lidhur me vendimin e marrë.
Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me menaxhimin e konkursit për mësimdhënës dhe efikasitetin e administrimit në DKA.
Ende nuk kemi një epilog real apo një hetim të detajuar nga prokuroria e Gjilanit, duke ngritur dyshime mbi interesat e mundshme që mbajnë këtë institucion në këtë gjendje të paqartë dhe problematike.
Kujt i konvenon kjo katrahurë brenda institucionit arsimor dhe pse ende nuk janë marrë masat e nevojshme për të zbardhur të vërtetën?, siç duket këto gabime janë të qëllimshme, vetëm e vetëm për t’ia rregulluar dikujt vendin e punës.
Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente për të siguruar një sistem arsimor të drejtë dhe të mirëmenaxhuar.
Më poshte sjellim vendimin e DKA-së në Gjilan: