Ka disa ditë që këto rrënoja “flejnë” në trotuar, aty pranë parkut të qytetit, dhe askush nuk ua prishë rehatinë! – Askush nuk ua prish “gjumin”, edhe pse nuk e kanë vendin aty…! – Rrënojat “flejnë”, sepse askush nuk i largon…!
Dikush nga qytetarët mund të kaloj pranë tyre, e madje edhe të shkelë mbi to, e tek pastaj të shoh se diçka nuk është ashtu, siç ishte më parë me trotuarin.
Të irituar nga kjo situatë, disa nga qytetarët flasin me nervozizëm dhe shpoti në adresë të atyre që kanë detyrim dhe përgjegjësi për t’i zhvendosur rrënojat nga trotuari.
E, për dallim prej tjerëve, një qytetar me të cilin njihemi, më ndali në rrugë dhe më tha: “ Nëse edhe ndonjë ditë nuk largohet këto rrënoja, nga ata, që kanë detyrim dhe përgjegjësi për t’a bërë, atë që duhet bërë, unë do t’a bëjë punën e tyre, anipse nuk më paguhet…! Por, para se t’a bëjë këtë, do të thërras edhe gazetarët për t’a publikuar ngjarjen në gazetat për të cilat shkruajnë. Është për turp e mëkat kjo që ka ndodhur e po shihet këtu…! Të mos harrojnë ata mbi të cilët bie detyrimi dhe përgjegjësia, se fotelet e tyre mbështeten mbi paranë publike”.
Mbetet të shihet se kush do i largoj këto rrënoja nga trotuari ditëve që vijnë. Ata që kanë detyrim dhe përgjegjësi, për t’a bërë këtë, apo ky qytetar që u zotua se do të pres vetëm edhe për ca ditë…!