Skuadra gjilanase, FC Drita, ka prezantuar fanelat e reja për edicionin e ri 2024/25, klubi zbuloi dizajnet e reja që do të veshin lojtarët në sezonin e ardhshëm.
Fanelat e reja janë dizajnuar për të përfaqësuar identitetin dhe historinë e klubit, duke sjellë një frymë të re në fushë.
Ndeshja e parë e FC Dritës në këtë sezon do të jetë në kuadër të Conference League, ku do të përballen me skuadrën islandeze Breidablik më 25 korrik.