Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka prezantuar Anu Prattipatin, zëvendësshefe e misionit të Ambasadës amerikane në Prishtinë, përcjell Reporteri.net.
Hovenier, publikoi një fotografi me Prattipatin në ambientet e ambasadës.
“Kënaqësi ta mirëpres Anu Prattipatin në Kosovë si zëvendësshefe e re e misionit në Ambasadën e SHBA-së. Mezi presim të punojmë së bashku për t’i avancuar marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së”, shkroi ambasadori amerikan në rrjetin social Facebook.