Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se ka rritje të rasteve me COVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit.
IKSHPK tutje ka njoftuar se në periudhën 14-19 gusht janë kryer 400 testime ku prej tyre 177 raste kanë rezultuar pozitiv.
“Bazuar në analizën e situatës epidemiologjike në vend, IKSHPK konstaton një rritje të rasteve të COVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit, me dominim të simptomave respiratore në mesin e të prekurve. Gjatë periudhës 14 -19 gusht 2024, në IKSHPK janë raportuar 400 testime të kryera për SARS COV-2, prej të cilave 177 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa Klinika Infektive e QKUK-së ka raportuar për 2 të vdekur gjatë kësaj periudhe nga COVID-19”, thuhet në njoftim
IKSHPK rithekson se vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes dhe, për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës, individët në rrezik më të lartë dhe sëmundje kronike, rekomandohet të vaksinohen.
IKSHPK rekomandon edhe mbajtjen e higjenës.