Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Për këtë emërim ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate.Kurti e ka uruar Ademin për detyrën e re.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Ademi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit