Skuadra e FC Dritës ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj Malishevës me rezultat 2-1.
Golin e parë për Dritën e realizoi Besnik Krasniqi në pjesën e parë nga penaltia, duke i dhënë epërsinë minimaliste ekipit të tij.
Pjesa e dytë ishte më e balancuar, me Dritën që dyfishoi rezultatin përmes Iljesa Zylfijut.
Malisheva u kundërpërgjigj me një supergol të shënuar nga Altin Aliu, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Dritës.
Në xhiron e ardhshme, Drita do të përballet me Ballkanin, ndërsa Malisheva do të presë Gjilanin në shtëpi.