Kërkesën e PDK-së për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme e nënshkruan asambleistët e LDK, VV, AAK, AKR dhe Vatra.
“Kjo seancë është ftuar pas krijimi të gjendjes së jashtëzakonshme, pas dështimeve të jashtëzakonshme nga kryetari i Gjilanit për të realizuar 58 milion euro buxhet për investime në 41 projektet kapitale”, thuhet në njoftimin e PDK-së, Dega në Gjilan.
Sipas këtij subjekti politik, gjendja është kaotike, mbretëron bllokadë e plotë nga paaftësia, mos puna dhe mos dija e qeverisjes komunale.
“E vetmja rrugëdalje nga kjo gjendje e jashtëzakonshme është dorëheqja e kryetarit të komunës së Gjilanit”, thuhet në njoftimin e PDK-së.