Sot është hapur thirrja për mbështetje të studime të doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë, sipas rënditjes së “Shanghai” për vitin 2024-2025.
Kështu njoftoi Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kemi hapur sot thirrjen për përkrahjen e studimeve të doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë, sipas listës “Shanghai” të vitit 2024/2025”, shkruan Nagavci.
Sipas njoftimit, çdo student do të ketë mundësinë të përfitojë deri në 8.500 euro.
Nagavci thotë se ky konkurs është publik dhe vlen vëtëm për student shtetas së Kosovës.
“Vlera e mbështetjes për një student do të jetë 8,500.00 euro. Konkursi është publik dhe vlen për studentët shtetas të Republikës së Kosovës. Përparësi kanë aplikuesit/et që nuk kanë bursë të pjesshme nga ndonjë skemë/institucion brenda apo jashtë vendit dhe ata/ato që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimin ndërkombëtar të universitetit pritës”, vazhdon tutje njoftimi.
Si dhe, kjo thirrje do të jetë e hapur deri më 14.10.2024, në ora 16:00.
Postimi i plotë: