FC Drita ka shpallur Albert Dabiqajn si lojtarin më të mirë për muajin shtator, pas një gare të ngushtë me dy bashkëlojtarë të tij.
Në konkurrencë për këtë çmim ishin gjithashtu Faton Maloku dhe Blerim Krasniqi, të cilët së bashku me Dabiqajn u nominuan për performancat e tyre të shkëlqyera gjatë muajit.
Me 254 vota të mbledhura përmes platformës ‘Viber’, ku tifozët e Dritës, Intelektualët, kishin mundësinë të japin mendimin e tyre, Dabiqaj arriti të fitojë epitetin e lojtarit të muajit.